Formulari A2, MASH: Afat sot
e nesër për plotësimin

Formulari A2, MASH: Afat sot<br />e nesër për plotësimin
TIRANE - Pas përfundimit të afatit të caktuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës për plotësimin e formularit A2, të rinjtë do të kenë edhe dy ditë kohë për të aplikuar. MASH ka vendosur që të shtyjë afatin duke u dhënë të rinjve më shumë mundësi që të mund të plotësojnë formularin e shkollës së lartë, në mënyrë që askush të mos humbasë mundësinë të aplikojë për në universitet vetëm për shkak të këtij formulari.

“Të gjithë maturantët që nuk mundën të plotësojnë  formularin A2 në datën e caktuar për rrethin e tyre, do të lejohen ta plotësojnë atë në datat 6 dhe 7 gusht 2013.

Ata që kanë bërë pagesën jashtë afateve zyrtare, të paraqiten në drejtorinë ose zyrën arsimore me mandat pagesën, certifikatën e notave dhe letërnjoftimin (kartën e identitetit) për të plotësuar formularin”, - thuhet në njoftimin zyrtar të MASH-it.

Formulari A2, është formulari që përcakton degën e lartë ku një kandidat do të nisë studimet. Të rinjtë kanë të drejtë të zgjedhin deri në 10 degë ku ata duan të nisin studimet e larta, ku në krye të listës do të jetë dega që ata preferojnë më shumë dhe kështu sipas rendit zbritës.  

Ky shkrim u botua sot në Shqiptarja.com, versioni print, dt.06.08.2013
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Turqia arreston mbi 100 anëtarë të dyshuar të ISIS-it

Turqia arreston mbi 100 anëtarë të dyshuar të ISIS-it