Me afrimin zgjedhjeve, administrata publike shihet si një potencial i madh për të mbushur sheshet e thesin e votave. Tashmë është kthyer në normalitet që drejtuesit e institucioneve të urdhërojnë vartësit e tyre për të marrë pjesë nëpër mitingjet elektorale, apo të mbledhin vota në rrethin e të njohurve.
Një rast i tillë denoncohet dhe nga deputeti Saimir Tahiri, i cili akuzon mazhorancën se po shfrytëzohen nëpunësit e administratës publike. Nga dokumentet e siguruara prej tij konstatohet se Drejtoresha e Ministrisë së Ekonomisë ka urdhëruar të gjithë vartësit e saj që të plotësojnë formularë për njësinë 5.
Nëpunësve u kërkohet që të shënojnë numrat e telefonit, numrat e identifikimit, pozicionet e punës etj. “Përshëndetje të gjithëve! Sipas bisedës që patëm në telefon, bashkëlidhur dokumenti që duhet plotësuar. Për t’ju ardhur në ndihmë, bashkëlidhur mund të gjeni dhe listën e të gjithë votuesve në Njësinë 5.
Pasi ta keni plotësuar, ju lutem ta ridërgoni sërish te unë. Afati i fundit për plotësimin e këtij formulari është dita e premte, datë 17.05.2013. Për çdo pyetje ju lutem më kontaktoni. Punë të mbarë! Faleminderit. Ermira Mustafaj”, thuhet në e-mail-in i cili i është dërguar prej saj 29 punonjësve të administratës publike. Ndërsa në formular shkruhet me titull “Lista e votuesve të sigurt”.
PS shprehet se e njëjta praktikë po ndiqet dhe me punonjësit e tjerë që pavarësisht se gëzojnë statusin e nëpunësit civil, shfrytëzohen për qëllime elektorale. “Të dhunosh administratën publike është tërësisht shkelje e ligjit.
Komisari politik është një Dardan Domi nga Shijaku që z.Olldashi e di mirë. E bëtë shef personeli. I kërkoni punonjësve të administratës që me detyrim të sjellin votues”, ka akuzuar Tahiri, përpara se të bënte dhe kallzimin penal.
/Shqiptarja.com