‘Fortifikohet’ Senati Amerikan, telefonuesi anonim ngre dyshimet për sulm! Policia amerikane: Alarm i rremë

‘Fortifikohet’ Senati Amerikan, telefonuesi anonim ngre dyshimet për sulm! Policia amerikane: Alarm i rremë

Senati amerikan

SHBA-  Policia amerikane nuk ka gjetur asnjë sulmues dhe asnjë person nuk është lënduar pas raportimeve se mund të ketë pasur një sulmues aktiv në kompleksin e Kongresit amerikan.

Policia nisi hetimet dhe doli në vendin e ngjarjes pas një telefonate të pranuar më 2 gusht.

“Na erdhi një telefonatë për një sulmues aktiv. Duket se ishte informacion i rremë. Nuk ka të lënduar dhe asnjë sulmues nuk është lokalizuar”, tha zëdhënësi i policisë në Uashington, Hugh Carew.

Senati amerikan është në pushim veror dhe shumica e ligjvënësve nuk gjenden në Uashington. Megjithatë, në zyrat e Kongresit ka staf.

Po ashtu, dhjetëra punonjës në kafiteritë dhe pikat e kontrollit në Senat punojnë gjatë verës, sikurse edhe punonjësit e mirëmbajtjes. Kjo ndërtesë po ashtu vizitohet edhe nga turistë.

Më herët, policia u bëri thirrje personave që gjendeshin brenda zyrave të Senatit që të mos dilnin.

“Nëse jeni brenda ndërtesës së Senatit, të gjithë që gjenden brenda duhet të qëndrojnë brenda pasi ka raportim për një sulmues të mundshëm aktiv. Theksojmë se nuk kemi asnjë raport të konfirmuar për të shtëna”, tha policia e Kapitolit përmes një postimi në rrjetet sociale.

Më herët, një këshilltar i policisë së Kongresit amerikan u bëri thirrje personave që gjenden brenda zyrave të qëndrojnë brenda dhe të pajisjen me pajisje për emergjenca. Po ashtu, ai kërkoi që ata të ndalin zërin e pajisjeve elektronike.

Jashtë ndërtesës së Kongresit amerikan u pa prani e madhe e forcave policore./REL

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?