Furtuna te Juventusi, edhe La Liga kërkon dënimin e italianëve nga UEFA! 'Zonja' rrezikon zbritjen në Seria B, zgjidhet edhe pasuesi i Agnelli-t

Furtuna ka mbërthyer klubin e Juventusit në Itali. Pas dorëheqjen së stafit drejtues përfshirë edhe presidentin Agnelli tashmë prokuroria po administron provat për procesin gjyqsor që mund ti kushtojë rëndë ‘zonjës së vjetër’. 36 herë kampionët e Seria A akuzohen se në sezonin 2019-2020 kanë manipuluar bilancet në mënyrë që klubi të vazhdojë të përfaqësohet në kampionat dhe Kupat e Europës. Këtu dyshohet për shtimin e vlerës së kartonit të futbollistëve, uljen në disa raste të tjera apo deklarime të rreme pagash.

Në rast se Juventus deklarohet fajtore përveç penaliteve të drejtësisë së Torinos klubi do dënohet edhe nga drejtësia sportive. Federata Italiane, nëse vërtetohet se këto manovra kanë ndikuar në rregjistrimin e klubit në kampionat, mund ta dënojë ‘zonjën e vjetër’ nga -1 pikë deri në zbritjen e një kategorie më poshtë. Gjithsesi një opsion më i pamundur zbritja në Kategoritë inferiore ku Juventusi do duhej ta niste nga fillimi.

Kjo çështje i ka kapërcyer kufinjtë e Italisë, pasi federata spanjolle i ka kërkuar UEFA-s gjithashtu të marrë masa për Juventusin. Presidenti Javier Tebas pretendon se italianët kanë shkelur ‘Fair Play-n Financiar’, duke prishur garën në Europë. Në fakt Tebas është një kundërshtar i madh i Superligës Europiane ku Juventus është iniciator me Real Madridin.

Ndërkohë që vëmendja më e madhe është te dënimi i Juventusit mediat në Itali raportojnë se zëvendësi i Agnelli-t si president do jetë Gianlucca Ferro. Ky i fundit është torinez, i diplomuar në ekonomi dhe tregti. Për pasojë mund të jetë shumë i përshtatshëm në menaxhimin e këtyre çështjeve.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë