TIRANE - Kryetari i njësisë bashkiake nr.9 Indrit Fortuzi, në një prononcim për “Shqiptarja.com” është shprehur se auditi ka bërë kontrolle edhe në njësinë nr.9 para një jave.

Sipas tij një vajzë e cila ka qenë e regjistruar në njësinë nr.9 në mars, para disa kohësh e ka gjetur veten të regjistruar në njësinë nr.2 “Një vajzë e cila kishte qenë pjesë e njësisë nr.9 dhe pas dy muajsh e gjen veten që ishte bërë pjesë e njësisë nr.2.

Deklarimi që bëri ajo ishte se i kishin lëvizur dokumentet te njësia nr.2” u shpreh Fortuzi. Sipas tij kjo ka qenë pa dijeninë e personit. “ E gjitha kjo ka qenë pa dijeninë e personit, madje vajza tha qe unë do ta çoj çështjen më lartë do ta denoncoi, sepse ma kanë bërë pa dëshirën time”.

Më tej Fortuzi thotë “Punonjësja e gjendjes civile ka gjurmë në sistem dhe ajo duhet të mbajë përgjegjësi, nëse vërtetohet që ajo e ka bërë pa dijeninë e personit” përfundon Fortuzi.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 23.05.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)