Forumi ekonomik Shqipëri-Rumani
Ahmetaj: Jemi pjesë e një tregu

Forumi ekonomik Shqipëri-Rumani<br />Ahmetaj: Jemi pjesë e një tregu
TIRANE- Forcimi i bashkëpunimit ekonomik mes Shqipërisë dhe Rumanisë ka qenë tema në fokus të një forumi ekonomik të zhvilluar ditën e sotme në Tiranë. Duke vlerësuar rëndësinë e investimeve rumune në vendin tonë, ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj, tha se dy Shqipëria e Rumania janë pjesë një tregu. Ndërsa theksoi se sipërmarrësit rumunë shfaqin interes për industrinë fason në Shqipëri.
 
Ministri Ahmetaj tha se shkëmbimet tregtare mes dy vendeve janë rritur.

Ndërsa ministri rumun i Ekonomisë Florin Jianu tha se bashkëpunimi dypalësh është i pranishëm në shumë sektorë. Jianu theksoi se është e rëndësishme që të gjenden mënyra të reja për të lehtësuar biznesin, duke shtuar se Europa Juglindore krijon mundësi të mëdha investimi.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Në Siri po rindizet lufta civile, rebelët futen në Aleppo për herë të parë pas 8 vitesh

Në Siri po rindizet lufta civile, rebelët futen në Aleppo për herë të parë pas 8 vitesh