'Forumi Global për Pensionet Private' nis punimet në Tiranë

'Forumi Global për Pensionet Private' nis punimet në Tiranë

Forumi Global për Pensionet Private “Zhvillimi dhe mbikëqyrja e marrëveshjeve për fondet e pensioneve” nisi punimet sot, më 7 nëntor 2019, në Tiranë. Forumi organizohet nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, në bashkëpunim me  Organizatën Ndërkombëtare të Mbikëqyrësve të Pensioneve, (IOPS) dhe Organizatën për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD).

Në forumin më të madh për tregjet financiare të zhvilluar ndonjëherë në Shqipëri marrin pjesë përfaqësues nga autoritetet rregullatore dhe mbikëqyrëse, ekspertë të nivelit të lartë nga industria e fondeve private të pensionit nga vendet anëtare të të dyja organizatave OECD dhe IOPS.

Në fjalën e mbajtur në nisje të punimeve, Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Z. Ervin Koçi theksoi se për Autoritetin është privilegj dhe përgjegjësi e lartë organizimi i Forumit Global të Pensioneve Private për herë të parë në Tiranë. Aktivitete të këtyre përmasave përveç shkëmbimit të eksperiencave dhe praktikave më të mira midis rregullatorëve të tregjeve financiare shërbejnë më së miri për të promovuar Shqipërinë në Botë, tha ai.

“Kjo është konferenca më e rëndësishme dhe me pjesëmarrjen më të madhe për tregjet financiare që është zhvilluar ndonjëherë në Shqipëri. Dhe kjo do të thotë shumë për Autoritetin dhe politikbërësit ku në bashkëpunim kemi një projekt ambicioz për zhvillimin e tregut të kapitaleve, specifikisht edhe për tregun e pensioneve. Si objektiv të përbashkët synojmë të kalojmë nga një treg modest i pensioneve private në një treg të konsoliduar nën një mbikëqyrje të kujdesshme në funksion të rritjes së mirëqënies dhe zhvillimit të tregut, duke e kthyer atë në një aset për ekonominë,” u shpreh Koçi.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj u ndal te rëndësia e zhvillimit të tregut të pensioneve private, në funksion të rritjes së mirëqënies për qytetarët dhe largimit të presionit nga skema shtetërore e pensioneve.
Forumi u përshëndet nga presidentja e sapozgjedhur e Organizatës Ndërkombëtare të Mbikëqyrësve të Pensioneve (IOPS), Znj. Helen Rowell, e cila u votua në Shqipëri nga anëtarët e Komitetit Ekzekutiv për një mandat 2-vjeçar dhe Sekretari i Përgjithshëm, Andre Laboul. 

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë