Forumi i biznesit, Ahmetaj:Rajoni
platformë ekonomike si një i tërë

Forumi i biznesit, Ahmetaj:Rajoni<br />platformë ekonomike si një i tërë
TIRANE – Zhvillimi ekonomik i rajonit si një i tërë, ishte kryefjalë e tryezës së Forumit të biznesit dhe investimeve Maqedoni-Shqipëri, ku edicioni i dytë përfshiu edhe Kosovën.
 
Kreu i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, i pranishëm në këtë forum, tha se më shumë sesa konkurenca e brendshme, vështrimi duhet të përqendrohet në konkurencën e rajonit tonë me rajonet e tjera në botë. “Situata ekonomike akoma e brishtë në Shqipëri, Maqedoni e Kosovë e bën emergjente nevojën për të ndërmarrë reformë, për të përqafuar një model ekonomik që ka në thelb nxitjen e importit dhe eksportit. Të çliromemi nga melagomia jonë ballkanike se Shqipëria, Maqedonia, Kosova, Serbia janë vendet më interesante për të investuar dhe s’ka vend tjetër. Ka nevojë për siguri ligjore dhe garanci për fitim të shpejtë dhe të qendrueshëm”, -u shpreh kryeparlamentari Meta.
 
Ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj tha se zhvillimi i rajonit si një i tërë tashmë që sipas tij ekziston vullenti politik i të gjithë aktorëve, rajoni mund të konceptohet si një platformë ekonomike e përbashkët. Ministri risolli në vëmendje rritjen ekonomike që është ndjerë gjatë shkurtit e marsit. Ai tha se në 4-5 muaj janë krijuar 25 mijë vende të reja punë.
 
“Ka shumë potencial akoma për të shfrytëzuar në turizëm, agroindustri, insustrinë e tekstileve, infrastrukturë. Tani ekzsiton një vullnet politik i të gjithë aktorëve politik në rajon, për ta konceptuar si një platformë ekonomike të përbashkët. Muaji shkurt është muaji i frenimit të rrëshqitjes ekonomike të Shqipërisë. Marsi  është muaji i punësimit, i rritjes ekonomike. Janë 1.2 milionë dollar që do të injektohen në ekonomi drejtëpërsëdrejti në 2014. Borxhi i padreklaruar prej 720 mln dollarësh është një rëndëse e madhe e padrejtë mbi biznesin e financat shqiptare, sot e kemi ristruktuaruar dhe i kemi kthyer borxhet, rreth 200 mln dollar borxhe të prapambletura janë shkluyer. Vetëm në 4 kompani në 2 muaj janë 2 mij vende të reja pune. 25 mijë vende të reja pune në 4-5 muajt e fundit, statistika këto të vërtetueshme”, tha ministri Ahmetaj.

Ndërsa ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti e vuri theksin tek eliminimi i pengesave dhe rritja e shkëmbimeve të produkteve komplementare.

“Këtu në këtë tryezë u fol për një treg gjithëpërfshirës, kjo është e kuptueshme sepse vendet janë të vogla dhe ofrojnë treg të vogël për produktet dhe shërbimet. Për këtë arsye kërkohet krijimi i hapësirave të reja për shkëmbimin e mallrave dhe të shërbimeve .Të dy vendet duhet të shfrytëzojmë me zgjuari ato që konsiderohen avantazhe konkurruese dhe plotësuese. Ne imrtojmë nga Maqedonia vajra vegjetal, maja sepse Maqedonia ka avantazhe në këto produkte ndrërsa ne kemi perime të freskëta që mund t'i eksportojmë. Nuk duhet të ekzistojnë pengesa siç ka ndodhur më parë.Të dy vendet mund të jenë komplementare sa i përket nxitjes së shkëmbimeve tregtare. Sfidat janë të madha dhe mundësitë janë të mëdha, ne kemi mundësi ta dyfishomë dhe trefishojmë shkëmbimet të vëllimeve tregtare”,- tha Panariti.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç