Forumi i Crans Montana, Berisha:
Sfidat që kërkon zgjerimi i BE

Forumi i Crans Montana, Berisha:<br />Sfidat që kërkon zgjerimi i BE<br>
Ish-kryeministri Sali Berisha, mori pjesë në forumin vjetor të Crans Montana që zhvillohet në Bruksel.

Në fjalën e tij në panelin e organizuar në këtë panel, ish-kreu i qeverisë shqiptare foli mbi zgjerimin e Bashkimit Europian dhe fqinjësinë. Në këtë forum Berisha është takuar edhe me liderë të rëndësishëm të Europës.

Postimi i Berishës në Facebook:  
"Në forumin e Crans Montana-s!

Të dashur miq, sot mora pjesë në Forumin vjetor të Crans Montana, që u zhvillua në Bruksel, i cili trajtoi nevojën e adaptimit të shoqërisë botërore përballë rreziqeve që tashme janë globale! Në konferencë mbajta një fjalë në panelin ku u diskutua mbi suksesin e politikës së zgjerimit dhe të fqinjësisë të BE përballë krizave dhe problemeve të brendshme të saj.

Gjithashtu në konferencë u diskutua nevoja e reformimit të modelit europian, nevoja e popullsisë së BE për demokraci dhe mbrojtje në kushtet e tendencave nacionaliste dhe izolacioniste përballë krizave migratore dhe financiare!", shkruan ish-kryeministri Berisha.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Përfundimi i votimit/ Mbërrijnë kutitë e para në stadiumin e Himarës

Përfundimi i votimit/ Mbërrijnë kutitë e para në stadiumin e Himarës