BERAT- Zëvendëskryeministri Niko Peleshi është ndalur sot në qytetin e Beratit ku u mbajt “Forumi Urban”, ndërsa theksoi se qeveria është e fokusuar në zhvillimin e zonave rurale. Në fjalën e tij, numri dy i qeverisë theksoi rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit mes pushtetit qendror e atij vendor për të mundësuar një zhvillim më të mirë të vendit. Ndërkaq, Peleshi u shpreh se është me rëndësi që të ketë një restaurim të sistemit të vlerave, dhe të menaxhimit të hapësirave publike.
 
“Partneriteti mes pushtetit qendror dhe atij vendor është shumë i nevojshëm. Qeveria parashikon fond për zhvillimin e rajoneve. Ndërkaq, jemi të fokusuar kryesisht në zonat rurale. Qytetet nuk kanë nevojë vetëm për mbështetje financiare dhe investime në infrastrukturë, por duhet të restaurojmë sistemin e vlerave. Sjellja jonë me territorin në këto 20 vite ka qenë mizore, në mënyrën sesi është përdorur hapësira publike dhe sipërfaqet e gjelbra. Viti që vjen ndryshon sjelljen tonë ndal territorit”, u shpreh zv/kryeministri Peleshi.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)