Kryetarja e bashkisë së Durrësit Emiriana Sako ka zhvilluar një vizitë zyrtare dy ditore në Turqi, ku ka marrë pjesë në Forumin Urban të Marmarasë në Stamboll.
Ky forum është një event ndërkombëtar mjaft i rëndësishëm ku marrin pjesë universitetet, grupet e interesit dhe përfaqësues nga politika si kryetarë bashkish dhe zyrtarë të lartë nga shumë shtete të botës.
Në një sesion special të këtij forumi kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako, ka prezantuar tek të pranishmit vlerat historike si dhe potencialin e jashtëzakonshëm turistik e ekonomik të Durrësit.
Gjithashtu në këtë panel ajo diskutoi edhe për sfidat që kaloi Durrësi pas dy fatkeqësive që e goditën rëndë atë siç ishin tërmeti dhe pandemia, për programin e rindërtimit dhe punën e madhe që është bërë në bashkëpunim të ngushtë me qeverinë shqiptare për ringritjen e qytetit.
Në lidhje me një nga temat kryesore që ishte sfida e grave në lidership si dhe mbështetja ndaj gruas, kryebashkiakja Sako foli mbi rritjen e ndjeshme të përfaqësimit të gruas në vendimmarrje në të gjithë vendin por veçanërisht në Durrës si dhe punën që bën bashkia e Durrësit me fokus gratë dhe fëmijët ku vetëm në 3 vitet e fundit kjo bashkia ka hapur 3 qendra të cilat ofrojnë shërbime për gratë e dhunuara, për fëmijët apo për emigrantët e kthyer në Durrës ndërkohë që po punohet për të hapur një tjetër qendër, atë të reziliencës e cila do ti shërbejë fuqizimit ekonomik të gruas nëpërmjet nxitjes së punësimit.
Në mbyllje të fjalës së saj në këtë forum kryebashkiakja Sako i njohu të pranishmit edhe me projektet e mëdha që po zhvillohen të cilat po e transformojnë Durrësin në një qytet turistik evropian.
M.T/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.5%
-
Të gabuar
68%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3135
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pesë vite nga tërmeti, 1123 familje ende pa shtëpi në Durrës! Procesi i rindërtimit i vonuar dhe në Lezhë, Kurbin e Krujë
26 Nëntor, 16:36
-
Durrës/ Makineria e duraluminit i mori jetën punëtorit 50-vjeçar, arestohen dy përgjegjisit tek 'Pespa Alumin' (EMRAT)
26 Nëntor, 12:10
-
Tronditet Turqia/ 33-vjeçari vret prindërit, gruan, fëmijën, 3 të tjerë dhe veten
25 Nëntor, 19:06
-
GJKKO dënon me 2 vite dhe 8 muaj burg Vangjush Dakon, ish-kryebashkiaku i Durrësit mungoi në seancë! Pezullohet dënimi për 3 të tjerët (VENDIMI)
25 Nëntor, 16:44
-
Nis puna për ndërtimin e Parkut Urban në Spitallë të Durrësit, Rama: Hapësirë rekreative, gjelbërim, pistë biçikletash dhe terrene sportive për fëmijë
25 Nëntor, 16:07
-
Durrës/ U dëmtua nga një makineri gjatë punës, ndërron jetë 50 vjeçari (EMRI)
25 Nëntor, 14:11
-
Durrës/ Lëvizte me kanabis në makinë gati për shitje, në pranga 22 vjeçari
25 Nëntor, 11:34
-
Shef i NATO-s, Mark Rutte viziton sot Turqinë ku do takohet me Erdogan dhe Fidan! Nesër do të jetë në Athinë
25 Nëntor, 09:49
-
Durrës/ Aksident në hyrje të autostradës, vetura ‘Seat’ del me shpejtësi nga rruga dhe bie në kanalin e ujërave të zeza! Shpëtojnë 3 të rinjtë (VIDEO)
24 Nëntor, 22:29
-
Durrës/ Plagosje me thikë në lagjen nr.4! Kapen dy vëllezërit, 32 vjeçari dërgohet në spital (EMRAT)
23 Nëntor, 20:19
-
Artisti nga Kosova, Eshref Qahili vjen në Durrës me ekspozitën e veçantë ‘Arti bashkëkohor kosovar në kohën e inteligjencës artificiale’
23 Nëntor, 16:54
-
Moti i keq, rrethi i Krujës pa drita! 6000 banorë mbeten në terr
22 Nëntor, 18:38