DURRES - Një foshnje 1 muajshe humbi jetën si pasojë e të ftohtit. Prej dy javësh vogëlushja ndodhej në qiell të hapur bashkë me nënën e saj 18-vjeçare të komunitetit rom, e cila ishte braktisur nga bashkëshorti. E reja kishte zgjedhur si "shtëpi" Urën e Dajlanit në Durrës, aty ku foshnja e saj humbi jetën.

...
Vetëm një muaj që kishte ardhur në jetë por nuk ka mundur t'i mbijetojë të ftohtit. Krahët e nënës së saj18-vjeçare Sava Sinani nuk kanë mundur të mbajnë gjallë vogëlushen 1 muajshe dhe ta ruajnë atë nga temperaturat e ulëta. 18-vjeçarja e komunitetit rom prej dy javësh jetonte në qiell të hapur në këto ditë të ftohtë dimri, pasi familja e bashkëshortit të saj në Berat e kishte dëbuar nga banesa. 

E braktisur dhe e vetme, nëna fare e re në moshë prej mëse 14 ditësh kishte zgjedhur si "çati" për veten dhe vajzën e saj, Urën e Dajlanit në Durrës,ku lypte për të mbijetuar.

Kur ka kuptuar për humbjen e vogëlushes së saj si pasojë e të ftohtit, e reja ka njoftuar paraprakisht një patrullë të policisë që ka kaluar aty pranë dhe më tej kanë shkuar në spital, por ka qenë e kotë pasi foshnja nuk ka mundur të mbijetojë.

Natët e ftohta që arrijnë ku temperaturat prekin minusin, 18-vjeçarja nga Elbasani kishte gjetur si zgjidhje ngrohjen me zjarr, ndërsa mësohet se nëna e saj jeton në Greqi dhe babai kishte ndërruar jetë.

neglizhencë dhe mosveprim të strukturave përgjegjëse në sigurimin e kushteve minimale për të jetuar.
 
"Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut kërkon reflektim dhe veprim të menjëhershëm nga organet përgjegjëse qeveritare dhe shtetërore për të marrë masa drastike urgjente, por edhe për të hartuar politika afatgjata eficente, në mënyrë që ngjarje të tilla të mos përsëriten kurrsesi", thuhet në reagimin e PBDNJ-së.

Vdes ne te ftohte foshnja nga mjerimi. As kasollen e Migjenit nuk ju le te mjereve Edi shpirtkazem.

Berisha: Denoj me ashpersine me te madhe shpirtkazmerine e Edi Rames 
"Te dashur miq, mediat online dhe elektronike japin lajmin trondites te vdekjes nga te ftohtit, pas kalimit te nates nen uren e Dajlanit te foshnjes nje vjecare ne spitalin e Durresit.Ky lajm trondites eshte deshmi tjeter e braktisjes ne mjerim te thelle nga qeveria e Edi Rames dhe hajnave te tij te shtetit ne qeveri dhe ne bashkine e Durresit. E ema e foshnjes denoncon se prej nje muaji pas divorcit ajo nuk gjeti asnje mbeshtetje nga autoritetet socialiste lokale apo qendrore per te futur koken me femijen e saj nje vjecare, as dhe ndihme tjeter per ushqimin e tij.

Mbreme nena fatkeqe kaloi naten e acart se bashku me foshnjen e vete nen uren e Dajlanit, ku te ftohtit dhe ngrica mori shpirtin e tij te njome.

Duke i shprehur ngushellimet e mia me te sinqerta nenes se per per humbjen tragjike te foshnjes te saj, denoj me ashpersine me te madhe shpirtkazmerine e Edi Rames dhe derrave te majme te kopese se tij, qe katandisen sot te varferit dhe te mjeret e Shqiperise me zi se ne tregimet e Migjenit te 80 viteve me pare
"-shkruhet në statusin e ish-kryeministrit Berisha
 
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)