Burime nga policia e Gjirokastrës bëjnë me dije se një ngjarje e rëndë ka ndodhur më datë 21 korrik ku një foshnjë vetëm 7 muajshe është nisur me urgjencë në spitalin rajonal “Omer Nishani”, por ka ndërruar jetë gjatë rrugës.

Për këtë arsye është nisur një hetim ndaj dy mjekëve pediatër pasi sipas pretendimeve kanë neglizhuar trajtimin në dy raste gjatë vizitës përgjatë muajit korrik të kësaj foshnje.

Lajm në përditësim…

-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.