Tashmë është bërë zyrtare lindja e këngëtares, por në frontin e mediave amerikane ka nisur zyrtarisht “lufta” për të blerë të drejtat e plota të fotografive ku Beyonce do të shfaqet me fëmijën e saj. Thashethemet se kush do të jetë i pari që do ta fotografojë dhe që do të ketë të drejtat e shpërndarjes së fotos së parë të çiftit Jay-Z dhe Beyonce, janë kthyer në një “betejë” e cila starton nga paparacët deri tek fotografët e revistave prestigjioze. Siç shkruajnë mediat amerikane shkrepja e parë do të kushtojë jo më pak se 100 mijë dollarë, ndërsa e drejta për ta shpërndarë në mbarë botën, jo më pak se 1 milionë. Ndërsa çifti ende nuk ka thënë qartësisht informacione rreth shitjes apo jo të fotos, revistat prestigjioze po kërkojnë imazhin e vajzës më të famshme në botë, e cila quhet Blu Ivy.
/Shqiptarja.com






