Ish sulmuesi italian, Kristian Vieri ka suprizuar fansat e tij gjatë emisionit “E poi c’è Cattelan” në televizionin Sky, pasi drejtuesi i emisionit, Alesandro Katelan e ka detyruar atë që të zbulojë sekretet e lidhjeve të tij romantike dhe Bobo nuk i ka kursyer hollësitë.
Katelan i tregonte Bobo Vierit, fotografitë e disa femrave për të cilat është përfolur se futbollisti ka pasur lidhje në të shkuarën dhe ai duhet të thoshte nësë kishte pasur lidhje ose jo.
Por, sulmuesi Italian ka shkuar më tej, në çastin kur moderatori i tregoi një fotografi, Bobo tha “Nga kjo kam një kujtim të hidhur. Të betohem. Kjo më gjuante me kamxhik, në të pasme”.
Pasi pa një tjetër foto, ai tha “Me këtë duhet të rrije minimumi 3-4 orë. Ishte e pangopur”.
Listën e plotë dhe hollësitë i keni në fotogalerinë e mëposhtme.
[gallery]22129[/gallery]
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com