TIRANE - Tre ish-këshilltarë të ish-kryeministrit Sali Berisha janë bërë pjesë e stafit të kandidatit të pavarur për Bashkinë e Tiranës, Gjergj Bojaxhi, në garën elektorale të 21 Qershorit.
Neritan Sejamin, Andri Nurellari dhe Ermal Hasimja, të tre ish-këshilltarë të ish-kreut të qeverisë së djathtë Sali Berisha, i janë bashkuar fushatës së Bojaxhiut, fakt i cili evidentohet përmes një fotoje të postuar në Facebook nga zyra e kandidatit për kryebashkiak.

Mbështetja e Bojaxhiut nga persona që dikur kanë qenë shumë pranë ish-kryeministrit Berisha duket se do të kthehet në problema për kandidatin e aleancës së djathtë për Tiranën, Halim Kosova.
Partia Demokratike ka humbur shumë nga mbështetësit e saj, e ku së fundi i ikën para zgjedhjeve 6 deputetë nga radhët e aletarëve për shkak të dështimit të aleancave parazgjedhore.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com