EKSKLUZIVE - Dhjetë vitet e fundit numri shtetasve shqiptarë që vizitojnë Ekuadorin është rritur. Drejtoria Kombëtare e Policisë kundra narkotikëve i kushton një vëmendje të posaçme vizitorëve shqiptarë pasi ata konsiderohen si potencialisht të përfshirë në trafikun e kokainës.
Pikërisht për të parandaluar aktivitetin kriminal të shtetasve nga Europa autoritetet ekuadoriane kanë ngritur në operacion të koduar Acrux. Në bashkëpunim me Departamentin Europian kundra narkotikëve oficerët e operacionit ACRUX ndaluan në Aeroportin Ndërkombëtar të José Joaquín de Olmedo në Guayaquil më 16 Qershor 2017 dy shtetas shqiptarë.
Policia ekuadoriane dha vetëm mbiemrat e tyre. Ata janë D.Driza dhe G.Hoxha. Operacioni policor zbuloi se në valixhe kishin fshehur 350 mijë euro, si dhe 500 dollarë duke tentuar t'i kalonin pa i deklaruar. Siç shihet nga fotot e siguruara ekskluzivisht nga
Report TV kartëmonedhat prerje 500 euro ishin fshehur në bishtat e pjesës tërheqëse të valixhes.
[gallery]25739[/gallery]
Shqiptarët fluturonin nga Madridi ne Spanjë drejt Ekuadorit. Pas kapjes së tyre autoritetet policore thane se po koordinonin me Ambasadën përkatëse dhe Organizatat Ndërkombëtare të Sigurisë për të përcaktuar nëse ata janë pjesë e ndonjë rrjeti të krimit të organizuar dhe nëse janë ne procese gjyqësore të hapura në vende të tjera.
(Dy shqiptarët e arrestuar në Ekuador)
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.3%
-
Të gabuar
68.3%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3188
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille
27 Nëntor, 22:55
-
DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr
27 Nëntor, 22:46
-
Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite
27 Nëntor, 22:41
-
Spahiu: Lirimi i Berishës nuk është vendim pafajësie por thjesht masë sigurie
27 Nëntor, 22:38
-
Po tani, ka drejtësi zoti Berisha ?
27 Nëntor, 22:37
-
Kërkesa e opozitës për qeveri teknike, Alimehmeti në 'Repoltix': Duhet vullnet politikë nga PD dhe PS! Zarat janë hedhur! Faik Basha: E nevojshme
27 Nëntor, 22:25
-
Të burgosur prej vitesh në Kinë, lirohen tre amerikanët e burgosur, marrëveshja e rrallë diplomatike me Pekinin
27 Nëntor, 22:19
-
Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës
27 Nëntor, 22:16
-
Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion
27 Nëntor, 21:56
-
Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi
27 Nëntor, 21:51
-
GJKKO i hoqi 'arrestin shtëpiak' Berishës, Kthupi në 'Repolitix': Praktikë gjyqësore, dosja ka shkuar për hetim, Berisha nuk prish më provat! Gazetari: Bien akuzat e PD për kapje të drejtësisë
27 Nëntor, 21:39
-
Prag feste, Rama ndan fotoalbumin e fëmijëve veshur kuqezi
27 Nëntor, 21:35