FOTO/​ Gashi, milioneri shqiptar i MLS
Në listën e 20 lojtarëve më të paguar 

FOTO/​ Gashi, milioneri shqiptar i MLS<br />Në listën e 20 lojtarëve më të paguar 
Në SHBA, si zakonisht klubet bëjnë publike listat e rrogave të lojtarëve dhe sipas atyre të hartuara për këtë vit, emri i Shkëlzen Gashit figuron në mesin e 20 milionerëve të këtij kampionati.
 
Listës i prinë ish fituesi i Topit të Artë, Leita Kaka, i cili nga klubi i tij fiton 7,167 milionë dollarë në vit.
 
I dyti në listë është Sebastian Giovinco me 7,115 milionë dollarë në vit.
 
Gashi ka shpërthyer në sezonin e tij të parë te Colorado dhe nuk ka pse ankohet me rrogën prej 1 milion e 575 mijë dollarësh të garantuar në vit, që arrin deri në 1.668.750 dollarë në varësi të rezultateve dhe paraqitjeve.
 
Te klubi i tij Gashi është lojtari i dytë më i paguar, pasi vendin e parë sa i përket pagës e mban Tim Howard me 2 milionë dollarësh në vit.
 
Sa i përket Jahmir Hykës që luan në Amerikw, tashmë pjesë e San Jose edhe paga e tij është e mirë.

Sipas kontratës Hyka përfiton 470.004 dollarë si rrogë të garantuar, me shifrën që arrin në 520.004 dollarë falë kompensimeve të ndryshme.

Pagat e lojtarëve në MLS

mls

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)