Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në aksin Elbasan-Tiranë

Nga pamjet e siguruara nga Report Tv duket se një motor është i rrëzuar.

Mësohet se autoambulanca ka mbërritur në vendngjarje, duke marrë motorristin e plagosur.

Po ashtu, blutë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Lajmi në përditësim...