FOTO/ Anija më e madhe në botë nis udhëtimin e saj të parë! Vlen 2 miliardë $ dhe peshon mbi 250 mijë ton

FOTO/ Anija më e madhe në botë nis udhëtimin e saj të parë! Vlen 2 miliardë $ dhe peshon mbi 250 mijë ton

Anija “Icon of the Seas”

Icon of the Seas” quhet anija më e madhe në botë dhe ka nisur udhëtimin e saj të parë ditën e sotme nga Majami, SHBA.

Anija madhështore me vlerë 2 miliardë dollarë është tre apo më shumë herë më e madhe se një fushë futbolli dhe ka 20 kuverta.

Kjo anije me peshë 250,800 ton mund të mbajë dhe transportojë pa problem mbi 7,000 njerëz.

Mund të duket e pabesueshme por është i jashtëzakonshëm fakti që kjo anije ka një ujëvarë të brendshme prej 17 metrash.

Kompania e cila ka sjellë në jetë këtë “bishë” te detit ka theksuar se ajo funksionon me gaz natyror të lëngshëm dhe se ajo është vetëm një pjesë e strategjisë  alternative të karburantit, së bashku me biokarburantet, metanolin dhe burimet e tjera të energjisë.

Kompania shton gjithashtu  se anija është ndërtuar për të akomoduar qelizat e karburantit, të cilat prodhojnë energji elektrike pa djegie, për t’u përdorur për të fuqizuar ashensorët, megjithëse bateritë ende nuk janë instaluar për shkak të një problemi me furnitorët.

Gjithashtu, kur është në port, Icon do të funksionojë me energji elektrike të furnizuar nga bregu, një alternativë më e pastër për funksionimin e gjeneratorëve shumë ndotës.

Kjo nuk i bind grupet mjedisore që argumentojnë se Royal Caribbean, kompania që zotëron anijen, e keqinterpreton LNG-në si lëndë djegëse jeshile, sepse motori lëshon 70% -80% më shumë gazra serë për udhëtim sesa nëse do të përdorte një naftë të rregullt të linjës. Pra, kompania është fajtore për “greenëashing”, një mënyrë për të treguar një imazh miqësor ndaj mjedisit, por në thelb të rremë.

Siç shpjegojnë ata, përdorimi i LNG në vend të lëndëve djegëse të tjera mund të zvogëlojë emetimet e dioksidit të karbonit me 25%, por një anije turistike që përdor LNG lëshon më shumë gazra serë në përgjithësi. Kjo ndodh kur një pjesë e gazit natyror nuk digjet, duke rezultuar në emetimin e metanit, një gaz serrë shumë më i fuqishëm se dioksidi i karbonit.

Anijet, shtojnë ata, duhet të përdorin qeliza karburanti dhe hidrogjen ose metanol të rinovueshëm, të cilët lëshojnë më pak gazra serë.

Studimet nga organizatat mjedisore madje krahasuan gjurmën e karbonit të një pushimi njëjavor të lundrimit në Evropë, me fluturimin dhe qëndrimin në një hotel. Ata arritën në përfundimin se lundrimet janë tetë herë më “të shtrenjta” për sa i përket karbonit, domethënë për mjedisin, shqetësues nuk është vetëm emetimi i gazrave serrë. Portet që pranojnë anije kaq të mëdha turistike kanë filluar të pakësohen. Venecia, Barcelona dhe Amsterdami janë vetëm tre nga qytetet kryesore që ndalojnë ose kufizojnë anijet e lundrimit mes shqetësimeve në rritje për ndikimet mjedisore dhe shëndetësore.

K.M/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve