Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të shtune në autostradën Thumanë - Milot, pranë Fushe Mamurrasit.
Drejtuesi i këtij automjeti i identifikuar me inicialet A.A. ka shpëtuar mrekullisht, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.
"Rreth orës 20:15, në aksin rrugor “Fushë Milot-Thumanë", dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, është përfshirë nga flakët automjeti me drejtues shtetasin A. A. Si pasojë e flakëve janë shkaktuar vetëm dëme materiale",-njofton policia.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit.