Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, priti në një takim një ekip të Fondacionit Eduardo Frei të partisë simotër Kristian Demokrate Holandeze CDA.
Por ndryshe nga CDU-ja gjermane, partia holandeze nuk është fort miqësore me shqiptarët dhe më për më tepër, njihet si një nga grupet politike që kërkojnë rikthimin e vizave për shqiptarët.
Mirëpo, sipas zyrës së shtypit të PD, në fokus të takimit ishte forcimi i bashkëpunimit dhe asistenca ndaj Partisë Demokratike me qëllim forcimin e aksionit opozitar dhe alternativës e ofertës së Partisë Demokratike për të ardhmen europiane të Shqipërisë.
"Të takim u diskutua edhe për krimin e organizuar e trafikun e drogës në Shqipëri, dhe nga Shqipëria drejt vendeve të BE përfshirë Holandën".
Sipas Bashës, thuhet në njoftimin e PD, është bashkëpunimi i drejtpërdrejtë dhe i hapur i politikës me krimin që ka goditur standardet e sigurisë dhe demokracisë, e në veçanti votën e lirë, duke hedhur sërish akuza se votat në zgjedhjet e 25 qershorit u blenë përmes presionit dhe blerjes se votës me paratë e drogës.
"Basha shprehu vendosmërinë e opozitës për të vijuar çdo ditë luftën pa kompromis kundër krimit, drogës dhe lidhjeve të tyre qeveritare.
Kreu i opozitës theksoi se garantimi i zgjedhjeve e lira janë rruga e vetme e daljes nga kriza, ndaj dhe PD do bëjë çdo përpjekje që të rikthejë votën e lirë.
Bashkëbiseduesit holandezë shprehën gatishmërinë për të ndihmuar Partinë Demokratike në kursin e reformimit dhe modernizimit të saj dhe në sfidat e përballjes dhe luftën ndaj korrupsionit e krimit të organizuar", vijon njoftimi i PD.

(Basha gjatë takimit me ekipin e Fondacionit Eduardo Frei)
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO