Foto/Bizneset e përfshirë në trafikun
ndërkombëtar të lëndëve narkotike

Foto/Bizneset e përfshirë në trafikun<br />ndërkombëtar të lëndëve narkotike
Pjesë e narkotrafikut ndërkombëtar të drogës janë edhe disa biznesmenë të fushës së ndërtimit me aktivitet të shtrirë në qytete si Tiranë apo dhe Vlorë. 

Tre ndërtues dhe pronari i një hoteli luksoz në Vlorë, ranë sot në prangat e Policisë në kuadër të operacionit ndërkombëtar antitrafik i koduar "Ballkan". 

bizneset
(Pallatet e firmës së ndërtimit Molla sh.p.k)

Janë këto fotot e kompanisë ndërtimi "Molla" Sh.p.k, pronësi e biznesmenit të arrestuar si financues i dyshuar i rrjetit të narkotrafikut, Jurgen Molla.
 
Një tjetër biznes i cili do t'i nënshtrohet ligjit antimafia është dhe hotel "Delfini" në Vlorë, pronësi e Nuredin Nazëraj dhe ky i dyshuar financues.

Hetimet me ligjin antimafia do t'i nënshtrohet dhe kompania e ndërtimit "Kotorri" SL në pronësi të Shyqyr Kotorri, 38 vjeç, i dyshuar dhe ky si financues.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës