Gjatë zhvillimit të punimeve të Asamblesë Kombëtare të PS, një grup të rinjsh të Partisë Demokratike kanë zhvilluar një protestë ndryshe.
Të rinjtë janë mbledhur para ambientit, ku po socialistët po shpalosnin objektivat për 2018, me kallama në duar, në të cilët ishin varur pankarta në formë peshku, ku nënkuptohej arrestimi i ‘peshqve të mëdhenj’.
Fotot janë publikuar nga deputeti i PD, Ervin Salianji, i cili ka shkruar në ‘Facebook’ se vendi më i mirë për të gjuajtur peshk të madh është Asambleja e PS.
/Shqiptarja.com

“Vendi më i mirë për të gjuatur peshk të madh, Asambleja e PS! Çuna të zgjuar këta, shkojnë për gjueti pa lodhje, atje ku ka plot!”, shkruan Salianji.
(Postimi i Ervin Salianjit, ku shfaqen të rinjtë duke protestuar)
d.c./shqiptarja.com