Një breshër i pazakontë ka rënë pasditen e djeshme në Fushë-Arrëz. Lajmi u bë i ditur nga bashkia Fushë-Arrëz ku ka publikuar disa foto ku breshëri ka dëmtuar të mbjellat.
Dëme të konsiderueshme janë bërë në çatitë e banesave, dhe në shkatërrimin e të gjitha makinave që posedojnë këta banorë duke ju thyer xhamat. Breshëri ka thyer edhe xhamat e makinave.
“Në orët e vona të pasdites së djeshme kemi pasur rënien e një rrebeshi breshëri të pazakonshëm në territorin e bashkisë Fushë-Arrëz, e konkretisht në Njesinë Administrative Fierz në fshatrat Aprrip Guri, Bugjon, Fierz dhe në Njesinë Administrative Iballe në fshatin Iballe. Ku si pasojë e kësaj stuhie kemi shkaterrimin e të gjitha kulturave bujqësore të ketyre bujqëve, si dhe në bletari. Dëme të konsiderueshme janë bërë në çatitë e banesave, dhe në shkatërrimin e të gjitha makinave që posedojnë këta banorë duke ju thyer gjamat dhe dëmtime tjera në konstruksionet e tyre. Bashkia Fushë-Arrëz, Faqja Zyrtare bashkë me Zyren e Emergjencave Civile, Stafin e saj në bashkëpunim me Njësitë Administrative, kryetarët e fshatrave, po bëjnë të mundur evidentimin e dëmeve që janë krijuar nga kjo situatë e pazakontë natyrore në menyrë që t'ju vijmë në ndihmë për të përballuar këto dëme.”- thuhet në njoftim.