Kryetari i PD Lulzim Basha ka publikuar foton e një gomoneje në faqen e tij në Facebook të ardhur nga qytetari dixhital, për të cilën thotë se është e Saimir Tahirit.

“Pa koment: “Zoti Kryetar, kjo gomone qe eshte hequr sot nga porti ka qene e Tahirit”, shkruan Basha në Facebook.

Saimir Tahiri akuzohet nga prokuroria për trafik droge, ndërsa prokuroria kërkon heqjen e imunitetit për ta arrestuar.

Nesër do të zhvillohet seanca ku do të vendoset për fatin e ish-ministrit Tahiri nese do i hiqet imuniteti.

Lulzim Basha

Statusi i Bashes

dy.b/shqiptarja.com