FOTO/Denoncimi: Terroristët grekë
hoqën flamurin shqiptar në Delvinë

FOTO/Denoncimi: Terroristët grekë<br />hoqën flamurin shqiptar në Delvinë
Studiuesi Arben Llalla denoncon në faqen e tij në Facebook se të dielën në fshatin Kranë të Delvinës përfaqësues të organizatave ekstremiste-terroriste të Greqisë hoqën flamurin shqiptar duke vendosur flamurin e Greqisë dhe të Aneksimit të jugut të Shqipërisë.
 
Sipas tij, ata përkujtuan terroristin grek Thimio Lolis i cili në vitin 1914 kreu masakra në jugun e Shqipërisë, dhe më 1944 mori pjesë në masakrat në Çamëri.
 
Statusi i plotë i Arben Llallës
Të dielën në fshatin Kranë të Delvinës përfaqësues të organizatave ekstremiste-terroriste të Greqisë si Agimi i Artë, SFEVA, PSIVA, ES1914, në shoqërinë e poetit dhe shkrimtarit i dënuar në vitin 1994 për terrorizën Vangjel Papakristo dhe të mësueses Marina Kaisi e cila detyrojë nxënësit e saj dhe hoqën flamurin shqiptar duke vendosur flamurin e Greqisë dhe të Aneksimit të jugut të Shqipërisë.
 
Ata përkujtuan terroristin grek Thimio Lolis i cili në vitin 1914 kreu masakra në jugun e Shqipërisë, dhe më 1944 mori pjesë me Zervën në masakrat në Çamëri. Që nga viti 2010 Vangjel Dule dhe Vasil Bollano kanë vendosur ilegalishtë përmentoren e këtij terrroristi në Kranë të Delvinës.


LLALLA
Fotoja me flamurin shqiptar

LLALLA
Fotoja pa flamurin shqiptar


Arben Llalla: Ky është minoritari grek Vangjel Papakristo i dënuar më 1994 për terrorizën dhe disa herë shoqëron në brezin kufitar të Shqipërisë me Greqinë grupe paraushtarake ekstremiste greke të Agimit të Artë, SFEVA, PASIVA, ESVB1914. Të dielën ka shoqëruar në brezin kufitar rreth 20 paraushtarak ekstremistë grekë. Çfarë po ndodh në Jugun e Shqipërisë?

llalla

dy.b/shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë