Projekti turistik në bregdetin shqiptar, reagon dhëndri i Trump: I emocionuar

Projekti turistik në bregdetin shqiptar, reagon dhëndri i Trump: I emocionuar

Dhëndri i ish-presidentit amerikan, Donald Trump, Jared Kushner, ka rikonfirmuar se synon të investojë në bregdetin shqiptar, duke ndërtuar disa komplekse turistike të mëdha dhe të veçanta në arkitekturë.

Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Kushner ka treguar projektet aktuale të cilat janë ende në letër.

Ai ka ndarë me publikun disa foto të cilat pasqyrojnë vizionin e dhëndrit të Trump për zonën turistike të Sazanit dhe Zvërnecit.

“Të emocionuar për të ndarë disa imazhe të hershme të projekteve zhvilluese që kemi krijuar për bregdetin shqiptar dhe qendrën e Beogradit”,-shkruan Kushner.

Në shkrimin  që mban datën 15  mars 2024"  me titull 'Jared Kushner’s Saudi-Backed Firm Eyes Billion-Dollar Balkan Deals Kushner thotë se në Zvërnec kompania e tij Affinity Partners do të ndërtojë dhjetëmijë njësi akomodimi turistike ndërsa në Sazan do të ndërtohen njësi akomodimi luksoze eko-resort të markës Aman.

Shkrimi shoqërohet dhe me foto të projekti si parashikohet të ndërtohet. Kompania e investimeve Affinity Partners mbështetet nga fonde nga vendet arabe.

K.M/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)