FOTO/Dhurata që Rama i bëri
senatorit republikan McCain

FOTO/Dhurata që Rama i bëri<br />senatorit republikan McCain
“120minuta të paharrueshme me një mik të madh të shqiptarëve dhe një mbështetës besnik të Shqipërisë në rrugën e reformave që bëjnë shtet [🇦🇱] [🇺🇸]".

Kështu shkruan kryeministri Edi Rama në rrjetin social, teksa publikon edhe një foto me John McCain, ndërsa më pas, kreu i qeverisë zbuloi edhe një dhuratë të veçantë që i ka bërë senatorit amerikan. 

Një album me foto të avionëve dhe helikopterëve amerikanë të përgjuar nga regjimi komunist. 

Madje, për koincidencë, ndër avionët e fotografuar nga Sigurimi i Shtetit ishte dhe ai i pilotuar nga senatori John McCain. 
Zbardhet takimi i senatorit McCain me kryeministrin Rama
(Edi Rama dhe John McCain)
rama mccain
(Dhurata e Edi Ramës për John McCain)

Vizita e Senatorit John McCain më dha mundësinë t’i dhuroja këtë liberth të një kohe të shkuar duke medituar fjalët që ky mik i madh shqiptoi në Kosovë se sa absurde do kishte qënë që miqtë e sotshëm të ishin vrarë dje mes njëri-tjetrit.

Dedikimi:

“Ekzemplar i rrallë i një doracaku mbi aeroplanët dhe helikopterët e “armiqve” të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, shtypur nga Ministria e Mbrojtjes popullore, për përdorim sekret nga kuadro të lartë të ushtrisë, në Tiranë, 1977. Në brendësi (f. 29) shfaqet avioni A-7E CORSAIR II, të cilin e ka pilotuar një mik i madh i shqiptarëve, senatori i ardhshëm John McCain, gjatë karrierës së tij të shkëlqyer në Marinën amerikane.

Si kujtim për një kohë të harruar, në shërbim të një miqësie jetëgjatë
”, shkruan Rama.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Shqipëria kërkonte ekstradimin, Durim Bami lirohet 2 muaj pas arrestimit në Dubai

Shqipëria kërkonte ekstradimin, Durim Bami lirohet 2 muaj pas arrestimit në Dubai