FOTO/ Dikur kreu i Gjykatës Kushtetuese dhe ambasador në Gjermani, sot Xhezair Zaganjori udhëton me autobus në Tiranë

FOTO/ Dikur kreu i Gjykatës Kushtetuese dhe ambasador në Gjermani, sot Xhezair Zaganjori udhëton me autobus në Tiranë

Xhezair Zaganjori në urban

Ish-kreu Gjykatës Kushtetuese dhe ish ambassador në Gjermani, Xhezair Zaganjori sot shihet teksa udhëton me urban në Tiranë. Foto është publikuar nga historiani Kastriot Dervishi I cili shkruan se ish-ambasadori shfrytëzon trasnportin publik, duke shtuar se shqiptarët me raste të tilla i shohin vetëm në vendet nordike ku ministrat apo deputetët apo edhe ish-zyrtarët udhëtojnë me biçikletë apo autobusë.

Ky rast spikat duke qenë se nuk shohim raste të intelektualëve si ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese I cili shfrytëzon transportin publik.

“Ish kryetari i Gjykatës së Lartë, ish anëtari i Gjykatës Kushtetuese dhe ish ambasadori z.Xhezair Zaganjori, duke shfrytëzuar transportin publik në Tiranë. Jemi mësuar me shembuj nga vendet nordike me ministra apo presidentë, apo ish të tillë, që udhëtojnë me biçikleta apo me tramvaj, por nuk shohim raste (shumë të rralla gjithsesi) kur intelektualë të spikatur si z.Zaganjori shfrytëzojnë transportin publik”, shkruan Dervishi në Facebook.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë