Aleks Soros, djali i miliarderit të famshëm Geroge Soros ka zhvilluar një vizitë në Shqipëri. 

Për vizitën e tij nuk dihet shumë, por është vetë Alex i cili në profilin e tij në "Instagram" ka bërë disa postime nga “Pazari i ri”, për të cilin nuk kursen vlerësimet. Nuk dihet se cili është ‘misioni’ i kësaj vizite, por ajo që dihet nga deklaratat e tij më të hershme është se Aleksit i pëlqen shumë Shqipëria. 

Pak kohë më parë Aleks dhe babai i tij George Soros, u shfaqën në një foto me kryeministrin Edi Rama gjatë vizitës së këtij të fundit në SHBA, në kuadër të punimeve vjetore të Asamblesë së OKB-së.

[gallery]24820[/gallery]

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com