Sekretari Amerikan i Shtetit, Rex Tillerson gjatë qëndrimit në Turqi ka zhvilluar një takim me ambasadorët e SHBA në Ballkan. I pranishëm në takim me Rex Tillerson ka qenë edhe ambasadori i SHBA në Shqipëri, Donald Lu. Ambasadorët e SHBA në shtetet e Ballkanit kanë njohur Rex Tillerson me situatën në Ballkan.
/Shqiptarja.com
Edhe Donald Lu ka njohur sekretarin Amerikan të Shtetit me situatën në Shqipëri. Kujtojmë që dje, Rex Tillerson firmosi urdhrin për ndalimin e hyrjes së ish-kryeprokurorit shqiptar Llalla në SHBA. Rex Tillerson firmosi urdhrin pasi ish-zyrtari i lartë i organit të Akuzës në Shqipëri akuzohet për përfshirje në raste të mëdha korrupsioni.
Tillerson gjatë takimit me ambasadorët e SHBA në Ballkan, mes tyre edhe Donald Lu
d.b/shqiptarja.com










