Kjo është mumja e një qeni e cila u gjet nga druvarët brenda trungut të një peme 20 vetë pasi kishte ngecur, teksa po ndiqte një rrëqebull dhe ngordhi urie në Georgia të SHBA-ve.

Qeni, që njihet me emerin “Stuckie”, u zbulua më 1980 kur druvarët e kompanisë Kraft e prenë pemën.

Ata e gjetën qenin e mumifikuar të gjuetisë të ngecur  në një vrimë pranë majës së pemës dhe tani ai është kthyer në tërheqjen kryesore turistike të Forest Ëorld, një muze pemësh në Uejkros të Georgia-s.

Trupi i Stuckie-t u mumifikua në vend që të dekompozohej sepse pjesa ku ai kishte ngecur në pemë e izoloi kufomën e tij larg insekteve.

[gallery]25511[/gallery]

s.k/Shqiptarja.com