Sezoni 2018-/2019 për Juventusin nuk konsiderohet dhe aq pozitiv pavarësisht se ‘zonja e vjetër’ fitoi për herë të 8 radhazi titullin kampion. Synimi është trofeu me ‘veshë të mëdhenj’, Champions League’, dhe për këtë drejtuesit po mendojnë për ndryshime rrënjësore jo vetëm te lojtarët.
Së fundmi mediat përtej Adriatikut kanë zbuluar uniformat për sezonin 2019/2020, të cilat nuk kanë shumë të përbashkëta me ato të viteve më parë, madje mund të thuhet se ka ndryshime drastike.
Vijat e shpeshta vertikale bardhezi nuk do të jenë më në uniformën e re dhe përveç këtyre ngjyrave do të ketë edhe rozë, që do të jetë një vijë e hollë në mesin e fanellës. Të parët që kanë provuar fanellat e reja janë Bernadeschi dhe Dybala, fotot e të cilëve kanë krijuar përçarje te tifozët.