Maksood Khan, u shtrua në spital me dhimbje të forta stomaku para 10 ditëve dhe pas ekos së bërë, dhe analizave të detajuara rezultoi se brenda stomakut të tij gjendeshin rreth 12 kg objekte metalike.
Fillimisht mjekët dyshuan se 28-vjeçari mund të ishte helmuar por pas deklaratave të familjarëve të tij se ai kishte filluar të konsumonte gjera jo normale, shoferi iu nënshtrua analizave të tjera, të cilat shokuan mjekët, shkruan CNN.
Infeksioni i krijuar në stomak nga objektet metalike bëri që shoferi të kishte tension të ulët dhe të rrezikonte jetën.
Në datën 24 nëntor Khan iu nënshtrua një operacioni kirurgjikal dhe nga stomaku i tij u nxorrën 263 monedha të madhësive të ndryshme dhe rreth 100 gozhdë.
“Khan është jashtë rrezikut për jetën , por stomaku i tij do kohë që të shërohet plotësisht”, ka thënë kirurgu që operoi 28 vjeçarin, Priyank Sharma.
[gallery]24949[/gallery]
Er.K/Shqiptarja.com

FOTO











