Belind Këlliçi është personi që Sali Berisha i ka propozuar Tiranës që ta votojë si qytetarin e parë të saj. Pra për Berishën Këlliçi është ‘modeli’ që ai u ofron kryeqytetasve dhe përmes tij edhe modelin në çdo bashki tjetër të vendit pasi sigurisht kryeqyteti do të duhet të përfaqësonte nivelin më të madh të civilizimit dhe shembullit në politikë. Por në fakt çfarë përfaqëson Belind Këlliçi dhe ndonjë tjetër kandidat i Sali Berishës, që ia ka serviur shqiptarëve përmes aleancës së tij me Ilir Metën?!

Nuk ka moment më të qartë, dhe shembull që ta tregojë më saktë se çfarë përfaqëson Belind Këlliçi sesa kjo foto. Është e marrë në një nga të vetmet ditë kur e kishin ‘në dorë’ Tiranën, për të bërë një protestë. Do të duhet të ishte një manifestim qytetar dhe demokratik por ja rezultati. Benjaminët e Sali Berishës, Belind Këlliçi dhe kandidati i tij aktual për Bashkinë e Vorës Indrit Hoxha me 2 gishta lart, teksa i vënë flakën kryeqytetit militantët e PD dhe të FRPD se drejtuar pikërisht nga Këlliçi asokohe.

Mbrapa është në flakë Bunk’Art 2, i djegur në 2015, muze i frekuentuar nga mijëra turistë dhe shqiptarë të apasionuar pas historisë. Sigurisht, nuk bëhet fjalë për vitin e mbrapshtë të ’97, por për një nga protestat e organizuara në kryeqytet nga Berisha, ku iu vu flaka disa zonave të qytetit të Tiranës, madje dhe atyre brenda zonës muzeale.

Pra janë këta kandidatë që sot gjoja denoncojnë për tendera dhe premtojnë zhvillim, ndërkohë që sa herë që ua lë në dorë Tiranën sjellin veç shkatërrim, madje krenohen si në një arritje të madhe.