ELBASAN - Një Skëndërbe me përmasa gjigante në Elbasan. Fjala është për monumentin e ngritur në Labinot Fushë, rreth 6 km larg Elbasanit, i cili ka përfunduar së ndërtuari.
Ngjan si diçka e përafërt me portretet e presidentëve në Amerikë të gdhendura në mal. Autor i veprës gjigande është skulptori Fiqiri Kasa. Sipas të dhënave, Gjergji i Madh është porositur nga Gjergj Luca, në Elbasan.
/Shqiptarja.com

Gjithçka ka përkuar me 550 vjetorin e vdekjes së Skëndërbeut dhe me shpalljen e këtij viti si Viti i Skëndërbeut në trojet Mbarëkombëtare. Pas monumentit në qendër të Tiranës, tashmë Gjergj Kastrioti Skënderbeu do ketë edhe një "shtëpi të dytë", në Labinot të Elbasanit.
[gallery]25793[/gallery]
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com