FOTO/ Fillon ndërtimi i murit të
sigurisë mes Turqisë dhe Iranit

Kanë filluar punimet për ndërtimin e një muri prej 144 kilometrash në kufirin mes Turqisë dhe Iranit,që ka si qëllim të parandalojë kalimet e pakontrolluara.
 
Muri do të ndërtohet në pesë etapa të ndara në mes të qyteteve Agri dhe Igdir të Turqisë në bazë të marrëveshjes së Ministrisë së Mbrojtjes dhe Administrimit Masiv të Banesave, në kuadër të Kryeministrisë (TOKI).
 
Etapa e parë e ndërtimit tëkëtij murit të sigurisë, i cili do të jetë rreth 144 kilometra dhe ka për qëllim parandalimin e kalimeve të pakontrolluara nga kufiri dhe pritet të përfundojë në muajin tetor të këtij viti.
 
Gjithashtu përgjatë murit ku do të ndërtohet edhe “rruga e sigurisë” me qëllim, patrullimin e forcave të sigurisë.
 
Në gjatësinë e tij do të vendosen edhe 15 dyer që do të kenë xhama të pakalueshme nga plumbat, për kalimet e kontrolluara të njerëzve dhe të mallrave.
 
muri turqi-iran

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

​​​​​​​GOLAT/ Barcelona s'e kursen Betisin, e mposht 5-1 dhe gjen çerekfinalet e Kupës! Më tej edhe Atl. Madrid

​​​​​​​GOLAT/ Barcelona s'e kursen Betisin, e mposht 5-1 dhe gjen çerekfinalet e Kupës! Më tej edhe Atl. Madrid