Foto/Francë, makina lëshohet 
drejt picerisë, vret 8 vjeçaren

Foto/Francë, makina lëshohet <br />drejt picerisë, vret 8 vjeçaren
Një makinë në Paris të Francës u përplas me një piceri në duke vrarë një 8 vjeçare dhe duke plagosur disa persona të tjerë.

Makina ishte drejtuar nga piceria me shumë shpejtësi, ndërsa shoferi ndërsa shoferi është arrestuar nga policia.

Sipas të dhënave paraprake dyshohet se shoferi është një 39 vjeçar i cili ka tentuar të vrasë veten me BMW –në e tij.

Të plagosur kanë mbetur gjashtë persona, ndër të cilët pesë janë në gjendje të rëndë.

Për shkak të dyshimeve për vetëvrasje, përjashtohet mundësia e një sulmi terrorist.

Flet shoferi që përplasi makinën në kafene
Shoferi që përplasi makinën në një kafene në Paris, është arrestuar nga policia dhe ka dëshmuar se donte të vriste veten, prandaj edhe përplasi makinën, raporton Tg.com, e cila citon autoritetet franceze.

39-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është arrestuar nga policia dhe në momentin e arrestimit ndodhej në gjendje të rënduar psikologjike.
  
Gjithashtu nga kontrolli në makinë është gjetur një armë zjarri, ndërkohë që policia raporton se ngjarja nuk ka të bëjë me sulm terrorist.

france
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Që 12 vite me leucemi, Vojsava: Marr borxh për ilaçe, shteti s’mi rimburson

Që 12 vite me leucemi, Vojsava: Marr borxh për ilaçe, shteti s’mi rimburson