FOTO/Francë, të shtëna në Lille
tre të plagosu

FOTO/Francë, të shtëna në Lille<br />tre të plagosu
FRANCE-Të shtëna me armë në qendër të qytetit të Lille kanë ngjallur edhe njëherë frikën e sulmeve terroriste.
 
Mediat lokale raportojnë se si pasojë e të shtënave kanë mbetur të plagosur tre persona, mes tyre edhe një 14-vjeçar.

Tre të plagosurit janë dërguar në spitalin " Saint Vincent de Paul", ndërkohë që burime nga policia bëjnë të ditur për mediat franceze se një prej të plagosurve, identiteti i të cilëve nuk është bërë i ditur, është në gjendje kritike për jetën.
 
Të shtënat kanë ndodhur në afërsi të stacionit të metros "Porte d'Arras", ku forca të shumta policie kanë rrethuar zonën dhe kanë bërë largimin e njerëzve.

Sulmi, i cili besohet te jete i lidhur me luftën mes bandave kriminale që veprojnë në këtë zonë, risjell edhe njëherë frikën e një sulmi terroristë në vendin i cila ndodhet në një gjendje të lartë alarmi pas një varg sulmesh terroriste gjatë 12-të muajve të fundit.

te shtenat ne lille
 
te shtenat ne lille
(Foto nga vendngjarja)

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Zjarr pranë ish-repartit ushtarak në Fier, dëgjohen shpërthime fishekësh

Zjarr pranë ish-repartit ushtarak në Fier, dëgjohen shpërthime fishekësh