Elbasan- Një aksident rrugor ka ndodhur sot në rrethin e Elbasanit, teksa shoferi ka shpëtuar për mrekulli, pavarësisht dinamikës së rrezikshme.

Drejtuesi i një furgoni mallrash humbi kontrollin gjatë mesditës së sotme (21 Gusht) dhe pasi doli nga rruga kryesore, u përmbys dhe ra në rrjedhën e lumit Shkumbin.

Ngjarja ndodhi në aksin Elbasan-Peqin, në afërsi të fshatit Broshkë. Për momentin nuk ka të dhëna për viktima, por nga pamjet shihet se si furgoni është zhytur në ujë, por jo i gjithi, pasi prurjet e lumit nuk janë të mëdha në këtë sezon.

Policia Rrugore dhe ajo e Rendit kanë shkuar në vendngjarje për të nisur hetimet, zbardhur shkaqet e aksidentit dhe evidentuar dëmet.

Furgoni pas rënies në lumin Shkumbin