Vajzat ëndërrojnë dhe e planifikojnë njëkohësisht, fustanin, modelin e flokëve, tualetin dhe çdo detaj tjetër, por gjëja më e rëndësishme është shoqëruesi, “princi i kaltër”.
Të gjitha shigjetojnë djalin më të bukur të gjimnazit, por duket se në mbrëmjen e maturës së 28 qershorit në Kukës, asnjëra nuk ka qenë me shoqëruesin më të spikatur dhe me look-un më të bukur, më shumë se çifti “gjyshi dhe mbesa”.
Në këtë foto të publikuar nga shkrimtari Petrit Palushi, në profilin e tij në Facebook, duket teksa një nga maturantet e qytetit të Kukësit shoqërohet në mbrëmje nga gjyshi i saj, të dy me veshje kombëtare.
Parakalimi i tyre ka rënë jo pak në sy, ndërsa është shoqëruar me duatrokitje. Maturantët djem dhe vajza të qytetit të Kukësit festojnë kështu mbylljen e këtij cikli të rëndësishëm të shkollimit të tyre.

(Gjyshi shoqëron mbesën në mbrëmjen e maturës në Kukës)
Redaksia Online
J.Sh/Shqiptarja.com
