VIDEO/ Hidhen themelet e Teatrit të Ri, vijon puna për shtëpinë e re të aktrimit në Tiranë

Puna për hapjen e themeleve të Teatrit të Ri po ecën me ritme të mira. Makineritë e rënda kanë nisur punën për themelet e shtëpisë së re të aktrimit, e cila është konceptuar si zemra kulturore e Tiranës dhe e gjithë Shqipërisë. Projekti i arkitektit me famë botërore, Bjarke Ingels, ofron një ndërtesë me dizajn modern, që krijon një hapësirë unike në qytetin e Tiranës, duke ofruar të gjitha kushtet e nevojshme dhe frymëzuese për teatrin, por edhe për publikun.

Teatri i Ri do të ketë hapësira të posaçme për shfaqjet dhe aktorët.  Gjithashtu, një skenë teatri prej 630 metra katror dhe dy salla Black Box prej 200 metra katror secila. Për artistët do të ketë edhe një hapësirë prej 200 metra katrorë, që do përdoret si sallë ndërrimi, një tjetër sallë provash prej 200 metrash katrorë, tualete dhe dushe, si dhe një dhomë të gjelbër.

Në shërbim të shfaqjeve të ndryshme artistike do ketë një dhomë instrumentesh muzikore, një depo materialesh skenike, një depo dekori, sallë teknikësh, etj. Po ashtu, do të ketë sallë kursesh dhe të gjitha facilitetet për publikun.

G.MO/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • yp xhixhi: 30/09/2023 10:06

    Pse nuk paraqitet projekti i teatrit qe te shikojme sa kate eshte kulla qe do jete ngjitur me te?! Ne kete vend jo sdo behet hajer po edhe genjeshtra po largohet ne emigrim.

    Përgjigju
    • Lexhenda: 30/09/2023 19:37

      Mos u merzit se ti i pari ke per te vajtur ne teatrin e ri ashtu siç e ule koke e del xhiro nga parku i liqenit edhe pse dole ne proteste se bashku me president Nishanin…

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?