Shkatërrohet në Itali një bandë kriminale e përbërë nga shqiptarë, rumunë dhe italianë.  Në pranga ranë 16 anëtarët e saj të akuzuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Operacioni i koduar me emrin “ Operazione 100%” nisi që në vitin 2013 për të përfunduar ditën e sotme me 16 arrestime. 

Gjatë operacioneve të nisura nga viti 2013 janë sekuestruar 10 kg kokainë, 90 kg heroinë dhe 2 ton marihuanë. Nëse lënda do të hidhej në treg do të arrinte vlerën prej 5 milionë eurosh.

Krahas lëndës narkotike  janë sekuestruar edhe materiale të tjera të cilat përdoreshin për përgatitjen e lëndës narkotike. Kohë më parë policia zbuloi edhe një laborator ku u sekuestruan edhe armë .

Pas 3 vitesh hetimi policia e Riminit arriti ti jeptë fund bandës e cila  sipas hetimeve rezulton se përdorte motoskafe  për të sjellë lëndën narkotike në vendin fqinj. Anëtarët e grupit komunikonin mes tyre me kode.