FOTO/Itali, mafia ekzekuton në
mes të qytetit ish lojtarin e Napolit

FOTO/Itali, mafia ekzekuton në<br />mes të qytetit ish lojtarin e Napolit
Mafia italiane ka ekzekutuar në mes të qytetit të Napolit, ish-futbollistin, Renato Di Giovanni, 21 vjeç. 

Atentati i frikshëm ka ndodhur mesditën e kësaj të premte, kur të riut iu bë pritë në një prej zonave më të populluara të qytetit jugor të Italisë. 

Ngjarjen e raportojnë mediat italiane, të cilat shkruajnë se i riu u qëllua disa herë me armë zjarri përballë kishës Santa Maria di Montevergine, në Soçavo.

Sipas mediave italiane, autorët e dyshuar udhëtonin me një motor skuter. Nuk dihen ende motivet e ekzekutimit, por paraprakisht thuhet se vrasja ka lidhje me mafien e Camorra-s.

Ish futbollisti ishte me precedentë penal, pasi rezulton i përfshirë në trafikun e drogës.

[gallery]20796[/gallery]
Renato Di Giovani u shfaq për herë të parë tek Napoli në Ligën e të Rinjve të UEFA-s kundër Arsenal. Ai ishte duke ndjekur ëndrrën e tij për të qenë një futbollist i të kaltërve, por u josh nga bota e krimit, duke u shndërruar në shpërndarës të lëndëve narkotike. Këtu merr fund edhe perspektiva e tij për të qenë një futbollist me të ardhme. 

21 vjeçari ka qenë i arrestuar nga policia me akuzën e narkotikëve, ndërsa ishte liruar prej pak kohësh duke u lënë në detyrim paraqitje.  



Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Sytë drejt Teheranit! Izraeli pret sulmin dhe paralajmëron: Do të përgjigjemi

Sytë drejt Teheranit! Izraeli pret sulmin dhe paralajmëron: Do të përgjigjemi