Bëhet fjalë për një mozaik të shekullit të II-të ose të III-të te erës sonë, me një mbishkrim në greqishte të vjetër, që ëhstë gjetur në Cesarea, që është një prej siteve më të mëdha arkeologjike në Izrael, rreth 60 kilometra larg Tel Avivit. I gjendur nën një strukturë tregtare që ka të bëjë me periudhën bizantine, mozaiku ndoshta ishte pjesë e një ndërtese 1.800 vjeçare.
Nuk është e qartë se cilët janë personat e vendosur në të. Në rast se bëhej fjalë për një ndërtesë private, mund të kenë qenë pronarët.
Tepër interesante është edhe mbishkrimi i gjatë në greqishtevtë lashtë.
“Zbulime të kësaj epoke nuk gjenden shpesh në Izrael” tha për The Times of Israel Peter Gendelman, arkeolog i Israel Antiquities Authority.
Zona e Cesarea-s është e njohur për zbulime të mëdha. Në maj të vitit të kaluar dy zhytës zbuluan në fund të detit të qytetit një thesar rikam 1600 vjeçar.
Ishte një prej zbulimeve më të rëndësishme të 30 viteve të fundit.
[gallery]25540[/gallery]
s.k/Shqiptarja.com