Sasia prej 613 kg kokainë e sekuestruar këtë të mërkurë në Maminas të Durrësit ishte fshehur në dyshemenë e dyfishtë të kontenierit të ngarkuar me banane. Report Tv ka siguruar fotot e ngarkesës rekord e fshehur në dyshemenë e dyfishtë të kontenierit.
Droga u zbulua gjatë operacionit policor të koduar "Last snow". Siç duket edhe nga fotot, kokaina ka qenë e mbledhur me natriban, ndërsa mbi pako janë shënuar mbishkrime "020", "CA 17", "777" dhe "KE", kodet e trafikantëve për porositësit e drogës. Dyshemeja e kontenierit u hap me trapan nga zjarrfikësit.
[gallery]25687[/gallery]
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu deklaroi gjatë një deklarate për mediat se ngarkesa me banane u mor në dorëzim nga kompania “Arbi-Garden”. Dy përfaqësues të kësaj kompanie, dy 25 vjeçarë, Donaldo Lushaj dhe Armando Pezaku, ranë në pranga, ndërsa u shpall në kërkim pronari Arbër Çekaj, 38-vjeç, me origjinë nga Tropoja, por me banim në Manzë të Durrësit.
/Shqiptarja.com

Redaksi Online
l.q/Shqiptarja.com

FOTO