Deputeti socialist, Taulant Balla, duket se nuk është mjaftuar me prononcimin e tij për mediat jashtë Kuvendit, pas largimit të opozitës nga seanca, por ka vijuar të polemizojë edhe në rrjetet sociale me ish kreun demokrat, Sali Berisha.
 
Në Facebook, Balla ka postuar një foto tualeti, ku ilustron dhe imazhin e Berishës. Deputeti socialist ka zgjedhur këtë formë reagimi pas deklaratave kërcënuese të Berishës se përgjigjen do ia japin shqiptarët në sheshe Ramës.

 balla berisha

Balla u kërkon ndjekësve të tij të shprehin vlerësimin e tyre për retorikën e Berishës me një nga katër mundësitë e fotos. “Saliu foli përsëri sot. Shprehni vlerësimin tuaj për retorikën e Saliut në një nga katër mundësitë e fotos më poshtë”, shkruan Balla.

Redaksia online
Shqiptarja.com