Foto/ Ja raporti mjekësor: Doshi i
sëmurë me tension dhe të përziera

Foto/ Ja raporti mjekësor: Doshi i<br />sëmurë me tension dhe të përziera
TIRANE - Televizoni A1 Report publikon raportin mjekësor të paraqitur nga deputeti Tom Doshi ku ai pretendon se është i sëmurë. Pas paraqitjes së këtij raporti, Këshilli i Mandateve vendosi shtyrjen për më 25 Mars të mbledhjes ku do të vendoset për heqjen e imunitetit të deputetëve Doshi dhe Mark Frroku. 

Në raportin në fjalë, të lëshuar dhe firmosur nga mjeku kardiolog Eduart Shorta, bëhet e ditur se deputeti Doshi është paraqitur mëngjesin e sotëm rreth orës 07:30 në një spital privat, duke pasur shqetësime si dhimbje koke, të përziera, dhimbje gjoksi dhe tension të lartë.

Pas kontrollit të kryer, mjeku kardiolog i ka rekomanduar Doshit që të shtrohet në spital për të përcaktuar natyrën e hipertensionit, por kjo kërkesë e bluzave të bardha është refuzuar nga deputeti.

Në këto kushte, mjekët i kanë sugjeruar deputetit të përjashtuar nga Partia Socialiste që të evitojë sforcimet fizike si dhe t’i nënshtrohet një regjimi shtrati prej disa ditësh. Në bazë të raportit, Doshi do të qëndrojë nën regjim për 5 ditë duke nisur që nga dita e sotme.

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Mandateve, ku pritej të vendosej për dhënien e autorizimit për arrestimin e  deputetëve Mark Frroku dhe Tom Doshi të vënë nën akuzë për kallëzim të rremë, që të dy deputetët munguan duke u përfaqësuar nga avokatët e tyre. Përfaqësuesi i Doshit, avokati Vladimir Meçe paraqiti edhe raportin mjekësor në fjalë sipas të cilit Doshi ishte i sëmurë, dhe për shkak të të cilit u vendos që të shtyhet me dy ditë mbledhja e këtij Këshilli. 

letra 1
letra 2


Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Gara mbarëkombëtare, mbyllet pas 8 ditësh festivali i shahut në Vlorë! Risia e sezonit, presidenti Dervishaj: Ka vajza shumë të talentuara

Gara mbarëkombëtare, mbyllet pas 8 ditësh festivali i shahut në Vlorë! Risia e sezonit, presidenti Dervishaj: Ka vajza shumë të talentuara