FOTO: Ja si Presidenti Trump
ndoqi sulmin e SHBA në Siri

FOTO: Ja si Presidenti Trump<br />ndoqi sulmin e SHBA në Siri
FLORIDA-Të premten në mëngjes Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Sean Spicer publikoi një foto me Donald Tumpin të ulur në një tavolinë me Sekretarin e Shteit Rex Tillerson, sekretarin e tregtisë Wilbur Ross, këshilltarin e sigurisë kombëtare HR McMaster, shefin e Shtabit Reince Preibus, këshilltarin special dhe dhëndrin e tij Jared Kushner dhe të tjerët.
 
Ky është momenti kur Trump ka ndjekur sulmin me bomba ndaj bazave të Assad në Siri, si kundërpërgjigje në sulmin me armë kimike që u lëshua nga këto baza ndaj civilëve.
[gallery]21743[/gallery]
Në këtë takim është vërejtur prania e një femre e cila ishte e vetmja në këtë dhomë plot tension. Ajo ishte zëvendësja e këshilltarit të sigurisë kombëtare Dina Poëell.
 
Pamjet nga takimi i Trumpit menjëherë janë krahasuar me ato të viti 2011, kur presidenti Barack Obamës, Hillary Clinton, Joe Biden dhe të tjerë të cilët po ndiqnin sulmin që vrau Osama bin Laden.
obama
(Obama duke ndjekur sulmin ndaj Bin Laden)

Dallimi kryesor i fotove është, se fotoja e Obamës është bërë në Shtëpinë e Bardhë në dhomën e veçantë, ndërsa e Trumpit dhe ekipit të tij është bërë në Mar-a-Lago, Florida.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane